Shëndetësi

Keni probleme me shpinën, këto janë ushtrimet e duhura

Keni probleme me shpinën, këto janë ushtrimet e duhura
21 qershor 2018 • 11 : 26

Mësoni më shumë shumë detaje

Vuani nga dhembjet e shpinës dhe duket se kjo gjendje është bërë e paevitueshme, transmeton "Zeri.info".

Ndonjëherë edhe palestra apo ushtrimet nuk ju bëjnë efektin e duhur. Qëndrimi në kompjuter me orë të tëra jua shton dhembjet.

Por çfarë duhet të dini më konkretisht? Si duhet të ushtroheni?

Në ditët e sotme janë të shumtë personat që vuajnë nga dhembjet e shpinës. Instruktorët e palestrave këshillojnë që persona me probleme të tilla të ushtrojnë duke qëndruar ulur, por a është kjo mënyra më e mirë? Për sa i përket këtij sektori, teoritë e bazuara në eksperiencat e gjithsecilit prej nesh janë të shumta, por teoria shkencore është një e vetme.

Le të shohim atëherë se çfarë thotë shkenca. Fortësia e shtyllës kurrizore varet nga numri i lakoreve që ajo ka. E parë në një plan anësor, shtylla kurrizore ka tri lakore, dhe çdo njeri që ka një shtyllë kurrizore të tillë ka një rezistencë mjaft të madhe, ndërsa zhdukja e njërës prej këtyre lakoreve çon në një humbje mjaft të madhe të rezistencës, përcjell "Zëri".

Çfarë ndodh kur ne ulemi?

Anatomikisht, pjesa fundore e shtyllës kurrizore është e lidhur me legenin dhe në këtë mënyrë varet nga çdo lëvizje e tij. Kur ulemi forma e zakonshme e shtyllës kurrizore ndryshon dhe për pasojë nga tri lakore që ajo ka në gjendje të lirë, kalon në dy, duke i ulur njëkohësisht edhe rezistencën e saj. Një situatë e tillë është pa diskutim fiziologjike, por a e imagjinoni dot një situatë të tillë me një peshë sipër kokës?

Në një rast të tillë rezistenca e shtyllës kurrizore do të ulej akoma edhe më shumë, nga 2 lakore në një të vetme. Me kaq sa u tha më sipër jeni akoma të bindur, se ushtrimet janë më mirë që të zhvillohen duke qëndruar ulur sesa në këmbë?

Pa përmendur pastaj rastet kur ushtrime të caktuara kërkojnë ngritjen e këmbëve, që janë vërtet tepër të vështira për t’u zhvilluar duke qëndruar ulur. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë duhet t’i zhvillojmë ushtrimet në këmbë, sepse gjithçka varet nga personi që po e kryen një ushtrim të tillë.

Si duhet të veproni?

Personat që kanë një shtyllë kurrizore me më pak se tri lakore për pasojë me më pak rezistencë u duhet të kufizojnë disi oraret e tyre në palestër. Kjo do të thotë që nëse ata duan të praktikojnë palestrën duhet të kryejnë ushtrime të përshtatshme për fizikun e tyre. /ZËRI/

© zëri.info