Këto ushqime ju mbrojnë nga inflamacionet

Shëndetësi June 21, 2018 - 10:02
Lexoni më shumë detaje

Me kalimin e moshës sistemi ynë imunitar dobësohet dhe inflamacionet kronike kanë më shumë gjasa.

Të ushqyerit tuaj është një kontroll i mirë sa për fillim, transmeton "Zeri.info".

Zëvendësimi i ushqimit jo të shëndetshëm me atë të shëndetshëm mund të ndihmojë në këtë aspekt.

Salmoni

Image

Salmoni do t’jua ofrojë një dozë të mirë të acideve yndyrore omega-3, e cila do të zvogëlojë inflamacionin nga i cili vuani, si dhe mundësinë për kancer, sëmundje të zemrës, astmë dhe sëmundje autoimune.

Rrepa

Image

Rrepa nuk është ushqimi më popullor në tavolinat tona, por sigurisht që duhet ta konsumojmë më shpesh, përcjell "Zeri.info". Rrepa ul presionin e gjakut, forcon qëndrueshmërinë dhe në saje të përbërjes kimike betainës zvogëlon inflamacionin.

Domatet

Image

Domatet janë përplot me antioksidues likopenë. Gatimi i domateve rrit efektet e mira të këtij kompleksi kimik dhe njëherësh parandalon inflamacionet.

Boronicat

Image

Boronicat marrin ngjyrën në saje të antioksiduesve që janë edhe aleatët e shkëlqyer në luftën kundër inflamacionit. Kjo frutë është e mirë edhe kundër stresit.

Bajamet

Image

Sikurse peshqit, bajamet janë përplot omega-3 dhe vitamina E, që është e mirë për nyje dhe mbron trupin nga infeksionet. /ZËRI/