Ky i ri e mposhti kancerin pa kimioterapi, me metodë natyrale

Shëndetësi June 20, 2018 - 11:17
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Chris Wark refuzoi kimioterapinë dhe mundi kancerin në fazën e tretë në mënyrë krejtësisht natyrale.

Ai shpjegon pse nuk “kërkoi shërim” dhe pse nuk i mbështetë shumicën e shoqatave të kancerit.

Ai ishte diagnostikuar me kancer në zorrë të trashë më 2003, kur ishte vetëm 26-vjeç. Ai ishte mjaft i ri për t’u përballuar me këtë sëmundje të keqe dhe vdekjeprurëse.

Edhe pse iu nënshtrua operacionit për të hequr tumorin, ai refuzoi trajtimin me kimioterapi, transmeton Gazeta Express.

Chris po mendonte për të ardhmen dhe dëshironte të kishte fëmijë, kështu ai nuk kishte dëshirë që kjo terapi të ndikonte në mundësinë e të bërit fëmijë më vonë.

Chris iu tha doktorëve: “Nuk dua kimioterapi!”. Pas operacionit ai vendosi që të pastrojë veten nga kanceri duke përdorur ushqime natyrale, të shijshme dhe shëruese. Ai është një shembull se si duhet të veprohet kur diagnostikoheni me kancer.

Ai ka bërë diçka që shumica prej nesh do të mendonim se është e pamundur. /Metro/