Përzierja e dy përbërësve natyralë pastron në thellësi dyllin e veshit dhe kuron infeksionin

Shëndetësi June 13, 2018 - 16:55

Nëse mendoni se dylli i veshit është papastërti, gaboni ! Në fakt dylli parandalon pluhurin dhe grimcat e tjera të vogla të arrijnë në brendësi të këtij organi dhe potencialisht ta dëmtojnë ose të shkaktojnë infeksion!

Derisa dylli është i natyrshëm për trupin tonë, kjo do të thotë që prodhohet në mënyrë natyrale, sado të përpiqeni ta pastroni ! Jo rrallë herë ndodh që dylli të bllokojë kanalet më të thella,kjo si pasojë e përdorimit të kunjave të veshëve, që shtyjnë dyllin më thellë.

Infeksionet e veshit janë shpesh rezultat i infeksioneve bakteriale ose virale.

Mjekët shpesh sugjerojnë përdorimin e ilaçeve për të lehtësuar me dhimbjen, por ne do t’ju tregojmë recetën natyrale që do të kurojë infeksionet e veshit!

Përbërësit

Vaj ulliri – për të zbutur dhe për të eleminuar grumbullimin e dyllit

Vaj hudhër – për të shkatërruar bakteret

Përdorimi

Ngrohni 2-3 lugë vaj ulliri të pastër. Temperatura duhet të jetë e afërt me atë të temperaturës së trupit tuaj.

Shto 4 pika vaj hudhër ose lëngun që keni përftuar nga shtypja e tyre.

Përziejini bashkë dhe me ndihmën e një pikatoreje aplikoni disa pika në vesh ! Mbajeni veshin me një kompresë të ngrohtë për 5-10 minuta.

Përsëriteni procedurën 2-3 herë në ditë për të parë rezultatet.