Shëndetësi

Gjumi me dritën ndezë në dhomë mund ta shkaktojë diabetin

Gjumi me dritën ndezë në dhomë mund ta shkaktojë diabetin
07 qershor 2018 • 20 : 32

Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Hulumtimet e reja sugjerojnë se fjetja në një dhomë të ndritshme mund ta shkaktojë tipin 2 të diabetit duke e parandaluar prodhimin e insulinës.

Studimi i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka zbuluar se pasi të flenë vetëm një natë në një dhomë me dritën pak ndezur, personat fillojnë të zhvillojnë nivele më të mëdha të rezistencës së insulinës.

Rezistenca e insulinës është aftësia e zvogëluar e qelizave për t’iu përgjigjur hormonit, i cili e transporton glukozën nga enët e gjakut dhe gjithashtu ndërlidhet me fillimin e tipit 2 të diabetit.

Hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se ekspozimi në dritë gjatë natës e shtypë prodhimin e melatoninit – hormonit të gjumit – i cili përfshihet në nivelet e mirëmbajtjes së sheqerit në gjak.

Melatonina prodhohet në tru në mënyrë që t’i reagojë errësirës dhe i rregullon ciklet e gjumit dhe zgjimit.

Vlen të ceket se rreth 23.1 milionë persona në SHBA dhe katër milionë në Britani janë të diagnostikuar me diabet, prej të cilëve rreth 90% e kanë tipin 2 të sëmundjes. /Telegrafi/

© zëri.info