Qëndroni larg këtyre ushqimeve

Shëndetësi May 10, 2018 - 13:31
Lexo detajet

Produktet me bazë mishi të konservuar, siç janë sallamet dhe proshutat, përmbajnë një sasi shumë të lartë kripe, transmeton "Zëri.info". 

Ajo që ndikon negativisht në shëndetin e arterieve dhe të zemrës sonë nuk është vetëm stresi, një stil jetese jokorrekt, por edhe ajo që ne hamë. Dhe shpesh, edhe pse mundohemi të tregohemi të kujdesshëm, konsumojmë ushqime që përmbajnë sasi shumë të lartë kripe.

Buka

Buka mund të mos duket shumë e kripur, por pikërisht një fetë buke mund të përmbajë deri në 230 mg, çka do të thotë rreth 15 për qind e sasisë ditore të rekomanduar.

Mishi i konservuar

Produktet me bazë mishi të konservuar, siç janë sallamet dhe proshutat, përmbajnë një sasi shumë të lartë kripe, kjo sepse ndihmojnë në konservimin dhe në ruajtjen e tyre sa më gjatë. Mes produkteve të ndryshme mishi i bardhë në kuti mund të përmbajë deri në 1.050 mg kripë, një përqindje shumë e lartë kjo, transmeton më tutje "Zëri.info". 

Pica

Fetat klasike të picës në dukje “të pafajshme”, të cilat askush nuk ngurron t’i gëlltisë me një frymë gjatë pushimit në punë, mund të përmbajnë deri në 760 mg kripë, shoqëruar kjo nga një përqindje e lartë yndyre dhe kalorish.

Supat

Edhe supat, sidomos kutitë që gjenden gjysmë të gatshme në supermarkete, mund të jenë shumë të pasura me kripë. Një racion i tyre mund të përmbajë deri në 940 mg kripë. /Zëri/