Pesë shenjat paralajmëruese të sheqerit në gjak

Shëndetësi May 02, 2018 - 21:15
Ja cilat janë këto shenja

Niveli i lartë i glukozës në gjak ose ndryshe e njohur si glicemia ndodh kur trupi ynë nuk arrin të përpunojë ashtu si duhet glukozën.

Kjo gjendje është diçka që mund të zgjasë për vite të tëra dhe mund të prek edhe pjesë të ndryshme të trupit si: venat e gjakut, veshkat, nervat dhe sytë, por turpi arrin t’ju dërgojë disa simptoma sinjalizuese që paralajmërojnë probleme me shëndetin ose që mund të rrezikoheni nga zhvillimi i diabetit tipi 2.

Telegrafi  liston disa nga sinjalet që paralajmëron trupi kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë.

Uria e Tepërt

Oreksi ose uria e tepërt është shpesh herë shenjë e nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Njerëzit që vuajnë nga hiperglicemia kanë në mënyrë konstante uri pavarësisht se konsumojnë vaktet e ushqimit rregullisht.

Rritje e Etjes

Etja e tepërt që është e pamundur të shuhet është një tjetër shenjë që niveli juaj i sheqerit në gjak është i lartë.

Ndijesia e Thatë në Gojë 

Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, një nga shenjat paralajmëruese është ndijesa e tharjes së gojës.

Tharja e gojës nxit ndijesinë e etjes edhe kur ju mund të keni marrë sasinë e duhur të lëngjeve.

Plagë të Vogla në Trup

Një person që ka hiperglicemi mund të vërë re prerje të vogla, gërvishje ose plagë të tjera në lëkurë, të cilat shkaktojnë dhimbje të lehta të shpeshta.

Infeksione të Shpeshta

Niveli i lartë i sheqerit në gjak ndikon tek prekja e organizmit nga infeksionet në mënyrë të shpeshtë dhe kronike.

Rënia e peshë

Një tjetër nga shenjat e hiperglicemisë është edhe rënia në peshë, e cila në këto raste mund të ndodhë edhe në rastet kur personi ka një oreks të shëndetshëm në të gjitha vaktet.

Ketoacidoza

Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të nxisë komplikacione serioze të cilësuara me emrin Ketoacidoza. E shfaqur në rastet e diabetit 1.

Ndryshe, niveli  i rregullt i sheqerit në gjak sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është 7 mmol/L ose 11.0 mmol/L dy orë pas ngrënies.

Kjo ndodh pasi që më shumë sheqer kalon në veshka, e cila filtron urinën nga gjaku, duke shkaktuar që më shumë ujë të largohet nga gjaku drejt veshkave, e cila ndikon që ju të urinoni më shumë.