Kjo është vetia shëruese e çajit të xhenxhefilit

Shëndetësi April 26, 2018 - 10:05
Këtë problem shëndetësor e shëron ky çaj

Nëse sapo ka nisur dhimbja e fytit ose keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë-lëng limoni, përcjell "Zëri".

Kur jeni me grip ose keni kollë vitamina C është shumë e domosdoshme.

Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden te mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar.

LEXO EDHE: Kujdes me frutat e ëmbla

Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjaltë dhe lëng limoni që i shtohet në fund, transmeton "Zeri.info".

Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë.

Përveçqë lufton kollën dhe ftohjen, ky çaj është shumë i dobishëm edhe për humbjen e peshës. /ZËRI/