Kjo është arsyeja pse duhet të hani rrush

Shëndetësi April 26, 2018 - 09:51
Mësojeni se nga cila sëmundje ju mbron rrushi

Një studim i ri i cili është realizuar nga një ekip i shkencëtarëve spanjollë ka treguar se përbërësit që gjenden në rrush i mbrojnë qelizat e trupit nga rrezatimi ultravjollcë, që është shkaktari kryesor i kancerit të lëkurës, përcjell "Zëri".

Rrezet ultravjollcë mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës duke e rritur numrin e molekulave të dëmshme në lëkurë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Barcelonës kanë zbuluar se flavonoidet (antioksidues që treten në ujë) nga rrushi mund të pengojnë këtë proces.

LEXO EDHE: Humbni peshë me këtë pije magjike

Ata konsiderojnë se ky studim është shumë pozitiv, sepse ndihmon në prodhimin e preparateve për mbrojtjen e lëkurës nga dielli, transmeton "Zeri.info".

“Këto janë rezultate inkurajuese dhe duhet të merren parasysh. Në këtë mënyrë mund të prodhohen preparate të reja për mbrojtje të lëkurës nga rrezet ultravjollcë”, deklaroi biokimistja e këtij universiteti Marta Cascante.

Por ajo thotë se dobia vjen edhe nga ngrënia e rrushit në mënyrë të rregullt. /ZËRI/