Një arsye më tepër që gratë të pinë kafe

Shëndetësi April 24, 2018 - 12:34
Kjo është arsyeja që gratë të pinë kafe

Kafja mund t’i mbrojë gratë nga kanceri i gjirit.

Kështu thuhet në një studim të shkencëtarëve suedezë, transmeton "Zeri.info".

LEXO EDHE: A duhet të pimë ujë derisa hamë bukë?

Ata kanë analizuar dy dekada me të dhëna nga më shumë se 40 mijë gra që kanë regjistruar sa herë kanë pirë kafe ose çaj.

Po ashtu kanë regjistruar sa herë kanë marrë kafeinë në ushqime të tjera, përcjell "Zëri".

Gratë që konsumojnë pesë ose më shumë tasa me kafe në ditë kanë 19 për qind më pak shanse të preken nga kanceri i gjirit.

Arsyeja duket se qëndron te fakti se kafja përmban antioksidues, të cilët mbrojnë trupin nga dëmtimi i qelizave, që sjell kancer. /ZËRI/