Antioksiduesit, tejet të rëndësishëm për shëndetin

Shëndetësi April 19, 2018 - 10:19
Ky është ndikimi i tyre në shëndetin tonë

Këto substanca të pranishme në shumë ushqime bimore kanë qenë objekt i studimeve të ndryshme dhe veprimi i tyre kundër disa sëmundjeve dhe kundër plakjes së parakohshme është më shumë sesa i demonstruar.

Nëse njeh ushqimet që përmbajnë më shumë, mundesh të sigurosh të gjitha përfitimet, transmeton "Zeri.info".

Ajo që ha dhe zakonet e tua të jetës mund të favorizojnë formimin e radikaleve të lira (substanca që dëmtojnë qelizat dhe që përshpejtojnë plakjen e hershme) ose në të kundërtën të të mbrojnë nga ato.

Sekreti është të zgjedhësh ushqime që sjellin një sasi të madhe antioksiduesish.

Këto komponentë veprojnë duke stabilizuar radikalet e lira, duke ndihmuar kështu të vonohen proceset që këto përshpejtojnë, si plakja dhe shfaqja e sëmundjeve kardiovaskulare, si ajo e diabetit, e Alzheimerit, e artritit ose e tumoreve, përcjell "Zëri".

Radikalet e lira mund të neutralizohen nga substanca të ndryshme mbrojtëse.

Një ushqyerje e pasur në antioksidues ofron një ndihmë të madhe për t’i neutralizuar.

Zarzavatet të mbrojnë

Të zgjedhësh ushqime me origjinë bimore dhe të pakësosh konsumin e yndyrave është një metodë e shkëlqyer për t’i bërë ushqimet e duhura, një instrument të fuqishëm antioksidues.

Disa ushqime dallohen veçanërisht për efektin e tyre mbrojtës mbi qelizat e organizmit.

Kakaoja:

Image

Mjaftojnë pak gramë në ditë për të shfrytëzuar fuqinë e saj antioksiduese.

Hudhër dhe Qepë:

Image

Përmbajnë deri në pesë komponentë antioksidues të ndryshëm, që përmirësojnë sëmundjet vaskulare dhe mbrojnë nga infeksionet.

Lëngje frutash:

Image

Pije menjëherë pasi e ke përgatitur derisa drita dhe ajri nuk dëmton komponentët mbrojtës dhe në veçanti vitaminën C. /ZËRI/