Pastroni veshkat me këtë ushqim

Shëndetësi April 12, 2018 - 09:47
Ky produkt ju ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve të tjera

Të gjithë i njohim funksionet e veshkës dhe se sa të rëndësishme janë ato për trupin e njeriut.

Pastrimi i veshkave ndihmon në largimin e të gjitha toksinave të dëmshme për trupin, përcjell "Zëri".

Një nga produktet natyrale për të pastruar veshkat është majdanozi.

Jo vetëm që kjo përzierje është e thjeshtë për t’u përdorur dhe për t’u përgatitur, por është e pasur edhe në ushqyes, si antioksidues i fuqishëm, forcon imunitetin, ushqen lëkurën, parandalon sëmundjet e zemrës dhe të kancerit.

LEXO EDHE: Banania ju ndihmon në humbjen e peshës

Për të përgatitur lëngun natyral fillimisht lajeni majdanozin, prijeni hollë dhe bashkojeni me një litër ujë.

Lëreni të ziejë për 10 minuta, hiqeni nga zjarri dhe prisni derisa të ftohet, transmeton "Zeri.info".

Kullojeni me kujdes, hidheni në një shishe qelqi dhe vendoseni në frigorifer. Pini një gotë nga ky çaj në ditë.

Majdanozi ndihmon në luftën kundër anoreksisë, pafuqisë, anemisë, lodhjes fizike dhe mendore për shkak të përqendrimit të lartë të vitaminave dhe mineraleve. /ZËRI/

Image