Me këto perime mposhtni alergjinë

Shëndetësi April 12, 2018 - 09:38
Ja cilat perime duhet ti konsumoni

Pranvera është stina më e bukur e vitit, pasi e tërë natyra mbushet me gjelbërim dhe shpërthim të luleve.

Mirëpo kjo sjell edhe disa pasoja negative, sidomos kur bëhet fjalë për alergjinë. Por ekzistojnë disa perime përmes të cilave ju mund ta luftoni alergjinë.

Brokoli dhe kungulli zvogëlojnë nivelin e histaminës, një substancë që shkakton alergji, transmeton "Zeri.info". E njëjta gjë vlen edhe për qepën dhe hudhrën, të cilat janë të pasura me kvercetinë, që vepron si një antihistaminë.

Qepa dhe hudhra

Image

 

Ndryshimet klimatike zgjasin lulëzimin e bimëve dhe në këtë mënyrë edhe përhapjen e polenit, e cila është arsyeja pse Akademia Amerikane për Alergji, Astmë dhe Imunitet pretendon se sezoni i alergjisë mund të zgjasë edhe në vjeshtë, përcjell "Zëri".

Këto simptome mund të lehtësohen nga qepa dhe nga hudhra, të cilat kanë në sasi të mjaftueshme kvercetinë dhe flavanoide që veprojnë si një antihistaminë, një substancë që bllokon reaksionet alergjike.

Karota

Image

 

Është e pasur me karroteonide, komponime që efektivisht largojnë alergjinë. Studimet kanë konfirmuar se njerëzit të cilët konsumojnë perime të pasura me karroteonide më rrallë vuajnë nga alergjitë sesa të tjerët, transmeton "Zeri.info".

Përveç betakarotenit të përfshirë në karota është e rekomanduar për të marrë edhe likopenë dhe luteinë. Rekomandohet për të ngrënë domate dhe perime me gjethe jeshile.

Lakra jeshile

Image

 

Sikurse brokoli, lakra jeshile zhbllokon sinuset, duke larguar rrjedhjen nga hundët dhe ethet që shoqërohen nga alergjia.

Përveç kësaj, është e pasur me vitaminë A e cila rrit imunitetin dhe largon simptomat. Studimet kanë konfirmuar se njerëzit të cilët kanë probleme me mungesën e vitaminës A shpesh vuajnë nga alergjia dhe astma. /ZËRI/