Kujdes, aspirina mund të jetë e rrezikshme!

Shëndetësi March 12, 2018 - 11:48
Kujdes me aspirinën

Aspirina një kohë të gjatë është konsideruar si tabletë çudibërëse, e cila mund të ndihmojë në preventivën e sëmundjeve të shumta.

Përdorimi i rregullt i aspirinave çon në rritjen e rrezikut të gjakderdhjeve të brendshme me 37 për qind thonë studiuesit, përcjell "Zëri".

Në studimin e fundit, i zhvilluar në Britani të Madhe, thuhet se njerëzit e shëndetshëm të rinj që marrin aspirinë çdo ditë për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër shkaktojnë më shumë dëme sesa dobi.

Aspirina është e njohur si një ilaç i mirë antiinflamator për ndaljen e rrjedhjes së gjakut, por futja e tij e përditshme do të të dëmtojë.

Megjithatë, aspirina mund të ndihmojë ata që kanë probleme me sistemin kardiovaskular, por para se të merrni këtë medikament duhet të kërkoni mendimin e një mjeku dhe t’i përmbaheni atij. /ZËRI/