Xhenxhefili redukton rrezikun e sulmit në tru

Shëndetësi March 08, 2018 - 10:01

Xhenxhefili ndër shekuj përdoret si një erëz për shumë gjella, por ka edhe traditë shumë të gjatë si një ilaç natyral për trajtimin e shumë sëmundjeve, transmeton "Zeri.info".

Studimet kanë treguar se kjo bimë përmban nivele të larta të antioksiduesve, proteina, hekur, fosfor, kalcium, magnez, mangan, acid folik, vitaminë C dhe B6. 

LEXO EDHE: Mangoja është e mbushur me vitaminën A

Ka një efekt qetësues në trupin e njeriut, relakson muskujt e tendosur, ndihmon kur kemi të bëjmë me grip dhe ftohje, si dhe ndihmon në largimin gurëve në veshka, përcjell "Zeri.info".

Është i mirë për t’i trajtuar viruset dhe për ta reduktuar rrezikun e sulmit në tru.

Përmirëson rrjedhën e oksigjenit nëpër trup dhe prandaj inkurajon qarkullimin më të mirë. Me sukses lufton infeksionet dhe forcon sistemin imunitar. /ZËRI/