Ushqimi i fërguar, i rrezikshëm për shtatzënat

Shëndetësi February 27, 2018 - 10:10
Bëni KUJDES!

Gjatë fërgimit të ushqimit në vaj çlirohen kimikaliet, të cilat ndikojnë në kontrollin e sheqerit në gjak dhe e rrisin rrezikun nga sëmundja e sheqerit, posaçërisht tek femrat me mbipeshë dhe më të vjetra se 25 vjeç, transmeton "Zeri.info".

Mirëpo femrat të cilat në shtatzëni çdo ditë hanë ushqim të fërguar në vaj kanë rrezik të dyfishtë nga diabeti gestacik.

Rrezik më të madh pra kanë femrat me mbipeshë, shtatzënat më të moshuara se 25 vjeç dhe ato që kanë predispozitat gjenetike.

LEXO EDHE: Uleni tensionin e lartë me këto fruta

Diabeti gestratik apo i shtatzënisë është lloj i sëmundjes së sheqerit, i cili krijohet gjatë shtatzënisë dhe godet 1 në 20 shtatzëna dhe nëse nuk kurohet mund të shkaktojë komplikime tek nëna dhe fëmija, përcjell "Zëri".

Mund të shkaktojë lindje të parakohshme, shtim të peshës të tepruar të trupore tek i sapolinduri, por edhe vdekjen e tij.

Kjo sëmundje paraqitet pasi shtatzënat nuk prodhojnë mjaftueshëm insulinë, çka e rrit nivelin e sheqerit në gjak. /ZËRI/