Nënat mund të ndikojnë që vajzat e tyre të mos kenë fëmijë

Shëndetësi February 25, 2018 - 18:06

Gratë të cilat fillojnë krijimin e familjes në moshë më të vonë, mund të jenë shkas që vajzat e tyre të kenë mungesë të fëmijëve, thotë një studim i ri.

Sa më shumë vjet që ka nëna kur lind fëmijë, aq më shumë ka gjasë që vajzat e tyre të mos kenë fëmijë.

Gratë, nënat e të cilave ishin 35 vjeç ose më të vjetra kur kanë lindur, 40 për qind kanë më shumë gjasa të mbeten pa fëmijë, krahasuar me ato, nënat e të cilave ishin shtatzënë në të 20-at e tyre të hershme.

Një sistem riprodhues i një nëne të vjetër mund të ndikojë negativisht në pjellorinë e mundshme të vajzës së palindur, kanë pohuar studiuesit.

Por gjetjet gjithashtu mund të pasqyrojnë faktin se vajzat kanë tendencën të kopjojnë sjelljen e nënave të tyre.