Shkencëtarët zbulojnë moshën më të mirë për tu bërë nënë

Shëndetësi February 15, 2018 - 10:25

Rritja e një fëmije është një udhëtim i çmuar dhe i mrekullueshëm që mund të sjellë lumturi dhe gëzim, si dhe sfida dhe shqetësime, pavarësisht moshës suaj, shkruan BrightSide, transmeton Zeri.info.   

Por, a ka një gjë të tillë si "koha e duhur" për t'u bërë një nënë? Hulumtimet e reja kanë zbuluar se  të mbetësh shtatzënë pas moshës 35 vjeç ka përfitime të mëdha.

Mosha mesatare e grave kur ato bëhen nënat për herë të parë vazhdon të ngritet. Dhe kjo nuk është vetëm një çështje e modës. Gratë në moshën 30 dhe 40 vjeç ndihen shumë më të sigurta dhe më të vendosura, si dhe ato kanë më shumë gjasa të jenë të rehatuara në marrëdhëniet dhe karrierën e tyre, përcjellë Zëri.

Historikisht, shtatzënia pas moshës 35 vjeçare konsiderohet e rrezikshme.

Megjithatë, shkenca po zbulon përfitime të reja që lidhen me shtatëzënitë e vonshme.

Më parë është vërtetuar se të kesh një fëmijë pas moshës 35 vjeçare, rrit jetëgjatësinë, kurse tani një studim i ri i kryer në Universitetin e Kalifornisë Jugore zbulon se lindja pas moshës 35 përmirëson aftësitë mendore të nënës.

Si erdhën ata në këtë përfundim?

Studiuesit kryen disa teste me 830 femra në postmenopauzë. Pjesëmarrësit në studim u testuan për planifikimin, perceptimin vizual, kujtesën verbale, koncentrimin dhe vëmendjen. Ata gjetën se gratë që kishin foshnjën e parë pas 24 vjeç performan më mirë në testet e mprehtësisë mendore, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë verbale krahasuar me ato që ishin bërë nëna midis moshës 15 dhe 24 vjeç. Gratë që kishin foshnjën e tyre të fundit pas 35 vjeç kishin kujtesë më të mirë verbale dhe njohuri, transmeton Zeri.info.

Cila është arsyeja që i bën ato mentalisht më të mprehta?

Kjo lidhet me rritjen e hormoneve - estrogjenit dhe progesteronit - gjatë shtatzënisë, të cilat janë gjetur të kenë një ndikim të dobishëm në kiminë dhe funksionin e trurit, veçanërisht nëse shtatzënia e fundit ka ndodhur në një moshë më të vonshme.

Të vendosësh se kur duhet të bësh fëmijë nuk është kurrë e thjeshtë dhe shtatzënia në secilëndo moshë ka përparësitë dhe disavantazhet e veta. Por e rëndësishme është që së pari të konsultoheni me mjekun tuaj për ta bërë shtatzëninë tuaj sa më të shëndetshme që është e mundur. /Zëri