Konsumoni karota nëse dëshironi që ta mbani larg këtë sëmundje

Shëndetësi February 13, 2018 - 09:49
Ja nga cila sëmundje ju mbron karota

Karotat janë burim shumë i mirë i antioksiduesve potentë të njohur si karotenoid.

Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit post-menstrual e gjithashtu edhe kancerit të fshikëzës se urinës, zverkut, prostatës, zorrës, laringut dhe ezofagut, përcjell "Zëri".

Në anën tjetër, dietat me pak karotenoid janë asociuar me sëmundje kronike, duke përfshirë këtu sëmundjen e zemrës dhe kancerë të ndryshëm.

LEXO EDHE: Dredhëzat ngadalësojnë plakjen e trurit

Hulumtimet sugjerojnë që vetëm një karotë në ditë do të zvogëlonte përgjysmë rrezikun e kancerit të mushkërive.

Karotat gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të veshkave dhe të vezoreve.

Përveç që lufton kancerin, materiet ushqyese në karota ndalojnë sëmundjet kardiovaskulare, stimulojnë sistemin imunitar, ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe përkrahin shëndetin e veshëve dhe të syve. /ZËRI/