Këto produkte ju ndihmojnë të mbroheni nga alergjitë

Shëndetësi February 13, 2018 - 09:36
Ja cilat produkte ju ndihmojnë të mbroheni nga alergjitë

Alergjitë sezonale janë thjesht reaksion i tepruar i trupit ndaj substancave të përditshme, kështu një tretman sa më natyral dhe më i shëndetshëm do të ishte i domosdoshëm.

A është pluhuri, myku apo poleni ai i cili shkakton alergji te ti, për këtë ka disa opsione drejt nga nëna natyrë që ju ndihmojnë ta zbusni apo ndoshta edhe t’i parandaloni krejtësisht shumë nga simptomat alergjike, përcjell "Zëri".

Hudhra dhe qepë

Image

Hudhrat dhe qepët përmbajnë përzierje që ngadalësojnë inflamacionin. Mund t’i hash vetëm apo t’ua shtosh ushqimeve gjatë sezonit të alergjive, mirëpo efekti më i mirë është nëse i hani të vetme dhe sa më të freskëta, pasi përbërësit e dobishëm janë më të fuqishëm.

Mjalti

Image

Mjalti natyral mund të ndihmojë që trupi juaj të ndërtojë rezistencë ndaj polenit që nxit alergjitë, kështu duke zvogëluar reaksionin alergjik tuaj, transmeton "Zeri.info". Fillo të hash sasi të vogël të mjaltit para sezonit të alergjive dhe gradualisht shto sasinë nga një lugë çaji më shumë në ditë dhe vazhdo kështu gjatë gjithë sezonit. Por gjithsesi se nuk duhet tepruar me ngrënien e mjaltit, pasi mund të ketë edhe pasoja. Pra, duhet t’i përmbaheni sasisë së rekomanduar më lart.

Rrepa

Image

Nëse keni pasur rastin të hani ushqim tajlandez apo meksikan ndoshta e keni vërejtur se ushqimi i tyre jua skuq faqet dhe ju bën që të ju shkojnë hundët. Në të njëjtën mënyrë ushqimet djegës si rrepa janë shumë të mira kundër alergjive. Nëse mund t’i bësh ballë djegësit, atëherë ha djegës edhe për lirim të sinuseve. Nuk do të thotë që të hash vetëm rrepa, por edhe ushqimet e tjera djegëse janë të efektshme për t’i luftuar alergjitë e stinës. /ZËRI/