Mënyrat më efektive për ta mposhtur gripin nga rehatia e shtëpisë

Shëndetësi February 12, 2018 - 19:41

Është muaji shkurt dhe përveç nëse e keni një sistem të imunitetit sikurse të Superman-it, shanset janë të mëdha se veçse jeni ballafaquar me ndonjë grip këtë vit.

Gripi dhe i ftohti kanë qenë prezent qysh nga fillimi i vitit 2018, ndërsa me motin që po mbretëron kohëve të fundit, duket se sëmundja nuk do të shkojë askund, transmeton Telegrafi.

Ndoshta tani i keni parasysh të gjitha simptomat: një hundë e bllokuar, fyt i skuqur, dhimbje koke, koll, teshtimë, temperaturë e lartë, dhimbje e muskujve, si dhe humbje e shqisave të shijes dhe aromës.

Besoj se pajtoheni që të gjitha këto simptoma ta shpifin; por fatmirësisht, gripi mund të mposhtet shumë lehtë dhe shumë tretmane nuk kërkojnë as të largoheni nga shtëpia.

Gjatë kohës kur jeni me grip, ekspertët rekomandojnë që:

– Të pushoni dhe të bëni mjaftueshëm gjumë

– Të qëndroni të ngrohët

– Të qëndroni të hidratuar duke konsumuar shumë ujë

– Ta shpërlani gojën me ujë me kripë

Sidoqoftë, metodat e mëposhtme janë ato të cilat ju ndihmojnë ta forconi sistemin e imunitetit dhe ta shmangni shpërndarjen e infeksionit:

1. Supa e pulës – hulumtimet tregojnë se ndihmon në ngadalësimin e lëvizjes së qelizave të bardha të gjakut të cilat e shpërndajnë të ftohtin përgjatë trupin

2. Medikamentet – Paracetamoli dhe ibuprofeni ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe ta lehtësoni dhimbjen, por nëse dhimbjet janë të mëdha, atëherë duhet të përdorni medikamente tjera

3. Mjalta – Ilaçet e kollit nuk janë gjithmonë të shijshme, prandaj si alternativë e tyre mund të konsumoni mjaltë

4. Xhenxhefili – Nëse vuani nga fryrja e barkut, marramendjet apo mostretja, atëherë vendosni xhenxhefil në ujë të nxehtë dhe konsumojeni atë

KUJDES ÇFARË HANI!

Nëse jeni me grip qe disa ditë, me siguri se e keni humbur apetitin. Por, është e rëndësishme të vazhdoni të hani ushqim në sasi të vogla.

Kur themi se duhet të vazhdoni të hani, nuk e kemi fjalën për çipsa dhe sandviçë, por për ushqime të shëndetshme.

Doktorët rekomandojnë që gjatë kohës kur jeni me grip të konsumoni shumë pemë dhe perime. /Telegrafi/