Disa i përdorin si ilaç, mirëpo bërthamat e kajsisë kanë një helm

Shëndetësi February 10, 2018 - 19:25

Një skandal i madh ka përfshirë internetin, pas raporteve se bërthamat e kajsive po shiten si antikancerogjenë.

Por pjesa më alarmante është se përbërja e këtyre bërthamave nuk ka të bëjë fare me “ilaçin kundër kancerit”.

Përkundrazi, sipas mjekëve ajo mund t’ju marrë edhe jetën personave që i konsumojnë.

Yahoo.it shkruan se materiali brenda bërthamave përmban amigdalinë.

Bëhet fjalë për një substancë qenë se e kapërdin mund të lëshojë cianur ose ndryshe, një nga helmet më të fuqishëm që i merr jetën njeriut në pak sekonda.

Andaj, mos e teproni dhe kujdes me farar e kajsive.

Image