Ja si të shëroheni nga tensioni i ulët

Shëndetësi January 22, 2018 - 09:02

Nëse në mëngjes pa arsye zgjoheni të pangopur me gjumë, shpesh keni kokëdhembje, keni marramendje, jeni të molisur, keni rrahje të fortë të zemrës, ankth, depresion, rritje të djersitjes, kujtesë të dobët apo apati, me siguri që vuani nga hipotensioni apo i ashtuquajturi tensioni i ulët i gjakut.

Lexoni si mund t’i ndihmoni vetes.

Gjumi: Flini mirë dhe ushqehuni shëndetshëm. Hani pak dhe shpesh, ikni karbohidrateve. Këto janë gjërat themelore që duhet t’i bëni për veten që të jeni më mirë, përcjell "Zëri".

Kafja: Personat me tension të ulët të gjakut janë zakonisht pirës të kafes, ngase pa kafeinë nuk mund të zgjohen. Tri kafe gjatë ditës janë në rregull, por këtë kufi nuk guxoni ta kaloni, pasi që gjendja do t’u përkeqësohet.

Lëvizja: Lëvizni sa më shumë. Nëse keni mundësi shkoni në notim apo në vrapim të lehtë. Këto aktivitete janë ndër zgjidhjet më të mira për personat me tension të ulët.

LEXO EDHE: Gështenja e egër ka veti shëruese

Barnat: Ekzistojnë edhe metodat të ndryshme alternative të shërimit.

Për shembull preparati homeopatik në formë të pikave “Vivoton S”, është tërësisht me përbërës natyror, kapërcen gjendjet e ndryshme me origjinë hipotensione dhe simptomat tjera të lidhura, ndihmon përshpejtimin e procesit të shërimit duke aktivizuar mbrojtjen e tyre dhe forcave mbrojtëse të organizimit. /ZËRI