Këto ushqime jua largojnë problemet me tretjen

Shëndetësi January 19, 2018 - 14:08

Të gjithëve nganjëherë na ndodh që të kemi probleme me tretjen. Pyesni se çfarë e shkakton këtë? Po arsyet janë të ndryshme. Ushqimi i keq, stresi, mungesa e aktivitetit fizik janë vetëm disa nga shkaktarët. Në tekstin e mposhtëm kuptojeni se cili ushqim do t’u ndihmojë që të zgjidhni këtë problem, shkruan Zeri.info.

Mjedrat

Image

Nga grupi i manave, mjedra është ajo që ndikon në nivelin e lartë të fibrave që përmban në vete (100g mjedra = 8g fibra).

Kafja

 

Image

Mëngjesi i filluar pa një filxhan kafe, e paimagjinueshme. Kafja është burimi kryesor i kafeinës, stimulues i fuqishëm i cili ndikon në kontraktimin muskulor të zorrës së trashë dhe me këtë nxit tretje më të mirë. Por të jeni të matur e mos e teproni me kafe pasi dy-tre filxhanë në ditë janë të mjaftueshëm.

Portokalli

 

Image

Të gjithë e dimë mirë se kjo frutë është burim vitaminash për organizmin tonë. Pa marrë parasysh se a e hamë apo e pimë, përveç futjes së vitaminave në organizmin tonë ne konsumojmë edhe një nivel të caktuar të fibrave që portokalli përmban në vete dhe me këtë përmirëson tretjen tonë.

Kumbulla të thara

Qysh moti dihet se kumbulla e thatë ndikon në zgjidhjen e këtij problemi. Një kumbull e thatë përmban 1 gram fibra, çka është nivel mjaft i lartë për një frutë aq të vogël. Prandaj, tani e tutje përfshijeni këtë frutë në ushqimin tonë.


Spinaqi

Kur e përmendim këtë perime, asociacioni i parë që lidhet me të është heroi i animuar Popaj. 100 gramë spinaq i zier përmban 4 gramë fibra, 150 mg magnez, minerale dhe hekur dhe të gjithë këta përmirësojnë tretjen.

Uji

Dehidrimi i organizmit është gjithashtu njëri nga problemet kryesore me tretjen. Nëse jeni nga ata që nuk pinë ujë të mjaftueshëm gjatë ditës ka ardhur koha ta ndryshoni këtë.

Jogurti

Prania e probiotikëve në jogurt ju ndihmon në përmirësimin e tretjes, kanë dëshmuar studime të shumta të kryera gjatë vitit 2014./ZERI