Një aspirinë në ditë mban larg këto lloje kanceri

Shëndetësi January 18, 2018 - 09:11

Një studim i ri ka zbuluar se përdorimi afatgjatë i aspirinës mund të ulë rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Hulumtuesit shkencorë kinezë kanë monitoruar progresin e më shumë se 600 mijë njerëzve në studimin më të madh sa i përket këtij lloji, në mënyrë që të zbulojnë më shumë mbi lidhjen e kancerit dhe aspirinës, transmeton "Zeri.info".

Ata zbuluan se pacientët të cilët e përdorin aspirinën çdo ditë për rreth 7 vjet ishin 47% më pak të rrezikuar për zhvillimin e kancerit të mëlçisë dhe të ezofagut dhe 38% më pak të rrezikuar për t’u diagnostifikuar me kancerin e stomakut.

LEXO EDHE: Këto ushqime reduktojnë urinë

Personat pjesëmarrës në studim ishin gjithashtu 34% më pak të rrezikuar nga kanceri i pankreasit dhe 24% më pak të rrezikuar për t’u diagnistifikuar me kancer kolorejtal.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se një gjë e tillë vlen vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç, të cilët nëse pinë aspirinë çdo ditë kanë më shumë gjasa që të jetojnë mbi 80 vjeç, përcjell "Zëri".

“Këto gjetje demonstrojnë se përdorimi afatgjatë i  aspirinës mund të ulë rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit”, thotë autori kryesor i studimit, profesor Kelvin Tsoi, nga Universiteti kinez i Hong Kongut. /ZËRI/