Mos e teproni me paracetamolin

Shëndetësi January 05, 2018 - 18:40

Paracetamoli dhe ibuprofeni më së shpeshti përdoren për eliminimin e dhembjeve.

Funksionimi i paracetamolit është në rregullimin e sinjaleve të dhembjes të cilat vijnë nga truri.

Konsumimi i më shumë paracetamolëve sesa doza e lejuar mund të rrezikojë gjithë organizmin, posaçërisht është i rrezikshëm për shëndetin e mëlçisë.

Doza e lejuar ditore e paracetamolit është 500 mg për të rriturit dhe 1 deri në 2 tableta 3 deri në 4 herë në ditë, me ç’rast nuk bën ta tejkaloni dozën prej 4 gramëve (8 tableta gjatë 24 orëve).

Distanca midis marrjes së tabletave duhet të jetë rreth 4 orë.

Paracetamolin assesi nuk bën ta pini pa u konsultuar me mjekun, si dhe keni kujdes të mos e kombinoni me ndonjë ilaç tjetër.