Alkooli rrit rrezikun e 7 llojeve të kancerit

Shëndetësi January 05, 2018 - 14:42

Një studimi i ri ka shqyrtuar qelizat burimore të gjakut dhe ka zbuluar detaje të freskëta përreth mekanizmave me të cilat alkooli ngre rrezikun e zhvillimit të kancerit, shkruan Zeri.info.

Hulumtuesit e studimit kanë ardhur në përfundim se shumë lloje të kancerit krijohen nga përdorimi i alkoolit. Alkooli është i njohur për të rritur rrezikun e jo më pak se shtatë llojeve të kancerit. Këta kancer janë ai i gojës, fytit, (faringu), kuti i zërit, ezofagu, i mëlqisë, i gjirit dhe i kancerit të zorrëve”, thuhet në studim.

Shumica e studimeve të mëparshme kanë shqyrtuar vetëm qelizat në laborator, duke parë ndryshimet në to pas ekspozimit ndaj alkoolit (etanolit). Kohët e fundit studiuesit nga MRC-ja, Laboratori i Biologjisë Molekulare në Kembrixh, vendosën të fitojnë një pasqyrë më të qartë të lidhjes mes alkoolit dhe kancerit, duke përdorur kafshë të tëra or të zbuluar nëse shkaktohet kanceri nga alkooli./ZERI