Shkencëtarët zbulojnë 10 vendet ku nuk duhet mbajtur telefonin tuaj

Shëndetësi December 26, 2017 - 10:39

Sot është  vështirë të gjesh një person që nuk posedon telefon. Dhe numri i përdoruesve të telefonave në mbarë botën sa shkon e rritet.

I marrim me vete kudo, madje edhe në dush dhe në shtrat. Megjithatë, mbajtja e telefonit tuaj në disa vende mund të jetë e rrezikshme për pajisjen si dhe për shëndetin tuaj, përcjellë Zëri.

Bright Side ka krijuar një listë prej 10 vendeve ku nuk duhet mbani telefonin tuaj. Lexoni deri në fund këtë artikull për të zbuluar pse nuk duhet ta karikoni telefonin pranë shtratit.

Xhepi i pasëm

Image

Është vërtet shumë e rehatshme për të mbajtur telefonin tuaj në xhepin e pasëm të pantallonave. Por, duke zgjedhur këtë vend, mund të përballemi me problemet e mëposhtme:

Telefonat kanë touchscreen dhe si pasojë ata reagojnë jo vetëm ndaj gishtërinjëve. Prandaj, është shumë e lehtë të thirret një numër emergjence dhe as të mos dinë për këtë. 30% e thirrjeve në 911 janë aksidentale.

A ndjeni shpesh  dhimbje në stomak dhe në këmbë? Kjo gjithashtu mund të jetë pasojë e telefonit në xhepin tuaj të pasëm.

Pos këtyre, ka shumë mundësi ta harroni telefonin, ta thyeni apo ta humbni atë.

Xhepi i përparmë

Image

Meshkujt nuk mbajnë çanta, prandaj është më lehtë për ta që ta vendosin telefonin e tyre në xhepin e përparmë. Veçse shëndeti i meshkujve mund të rrezikohet për shkak të kësaj.

Studimet kanë vërtetuar se rrezatimi elektromagnetik i telefonit ndikon negativisht në cilësinë dhe sasinë e spermës. Sa më gjatë të mbahet telefoni në pantallona aq më i lartë është rreziku.

Sytjena

Image

Në mjekësi, ende nuk ka konsensus rreth faktit nëse rrezatimi i telefonit celular shkakton kancer. Por sipas disa shkencëtarëve, telefoni në sytjena rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Pra, është më mirë të evitohet ky vend.

Në bel

Image

Sipas hulumtimeve, mbajtja e telefonit tuaj afër kofshëve dobëson eshtërat e belit. Pra, kujdesuni për eshtërat tuaja dhe vendosni pajisjen në një çantë, transmeton Zëri.

Ngjitur lëkurës

Image

Mos e mbani telefonin tuaj ngjitur me lëkurë sepse bakteret nga ekrani dhe butonat e telefonit transferohen në lëkurën e fytyrës tuaj dhe rrezatimi elektromagnetik bëhet edhe më i rrezikshëm. Por atëherë si mund të flasim në telefon? Lini të paktën 0.5-1.5 cm mes pajisjes dhe lëkurës suaj.

Në karikues

Image

Jo, karikimi i telefonit nuk dëmton shëndetin tuaj (përveç rrezatimit elektromagnetik nëse jeni afër). Por është më mirë të mos e lini telefonin tuaj celular të karikohet brenda natës sepse mund të shkurtojë jetën e baterisë dhe të zvogëlojë efikasitetin e saj.

Vende të ftohta

Image

Nëse jashtë është ftohtë dhe temperaturat bien nën zero, kujdesuni për telefonin tuaj. Mos e lini për një kohë të gjatë në rrugë ose në makinë. Ndryshimet e temperaturës janë shumë të dëmshme për pajisjet.

Zhvendosja e telefonit tuaj nga një vend i ftohtë ne atë të ngrohtë,formon kondensim që mund të çojë në probleme të brendshme të telefonit. Nëse dilni shpesh gjatë kohës së ftohtë, blini një mbështjellës për telefon.

Vende të nxehta

Image

Temperaturat e larta janë poashtu të dëmshme për pajisjet elektronike. Në mot të nxehtë, nuk rekomandohet që ta lini telefonin tuaj në makinë ose në plazh. Gjithashtu, është më mirë të mos e mbash pranë furrës.

Karrocë fëmijësh

Image

Nënat nga nxitimi shpeshherë vendosin telefonat e tyre në karrocat e fëmijëve. Disa studiues argumentojnë se kjo mund të jetë e rrezikshme.

Ndikimi i telefonave celularë në fëmijët mund të jetë shkaku i problemeve të tilla si sjellja hiperaktive dhe çrregullimi i  vëmendjes.

Nën jastëk

Image

Mos e mbani telefonin nën jastëkun tuaj për arsyet si vijojnë:

Gjatë natës, ne shpesh marrim njoftime, duke e bërë ekranin të ndriçojë. Drita e jashtme ndikon në prodhimin e melatoninës. E gjithë kjo çon në probleme me gjumin, i cili është shumë i rëndësishëm për trupin.

Gjatë periudhave të gjata kohore, rrezatimi elektromagnetik shkakton dhimbje koke dhe marramendje.Ka pasur raste të shpërthimeve dhe zjarreve si pasojë e telefonave. Kur mbuloni telefonin tuaj me jastëk, ju rritni shanset për këtë.

Telefoni lëshon nxehtësi gjatë karikimit, dhe nxehtësia nuk mund të depërtojë nga jastëku. Është më mirë ta karikoni atë larg vetes, shtratit dhe njerëzve të tjerë. Këto këshilla mund të duken të habitshme, por shëndeti vjen në radhë të parë. /Zeri.info