Pasi ta lexoni këtë, vështirë se do të konsumoni Paracetamol

Shëndetësi December 20, 2017 - 21:22

Është e vërtetë që paracetamoli është qetësues efektiv i dhimbjeve në shumë raste, por mjekët britanez kanë treguar se këto pilula mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Madje, përveç që paraqesin rrezik për shëndetin, pilulat paracetamol mund të jenë të rrezikshme edhe për jeten e njeriut, pohojnë ekspertët britanik.

Duke marrë dozë të tepruar paracetamol brenda një dite, të sëmurit mund t’i rrezikohet edhe jeta nga dështimi i mëlçisë.

Gjithashtu, ekspertët kanë theksuar se marrja e dozës së lejuar dhe normale të paracetamolit, është një qetësues mjaft efektiv dhe i sigurtë për shëndetin.

Një studim ka bërë të ditur se rreziku i vdekjes nga dështimi i mëlçisë është më i madh nga mbidoza aksidentale sesa kur njeriu me qëllim mundohet të bëjë vetëvrasje.

Kjo ndodh për shkakun se edhe mjekët do ta kenë të vështirë të dinë menjëherë se për çfarë bëhet fjalë për shëndetin e pacientit.

Doza maksimale e lejuar për 24 orë është 6 tableta 500mg, ndërsa studimi në fjalë gjithashtu ka zbuluar se në periudhën 1998 – 2002, 663 pacientë të cilët ishin diagnostifikuar me dëmtim të mëlçisë – shkaku ishte mbidoza e paracetamolit.

Dy nga pesë persona prej tyre kanë vdekur shkaku i dështimit të mëlçisë, shifër kjo më e lartë sesa vdekjet të cilat shkaktohen me mbidozë të qëllimshme, transmeton lajmi.net.

Është e rëndësishme sipas tyre që të këshilloheni me mjekun para se të përdorni paracetamol, në mënyrë që t’i evitoni rreziqet eventuale. /Gazetametro/