Ky është çaji që pastron veshkat tuaja

Shëndetësi December 20, 2017 - 11:16

Veshkat kryejnë disa funksione vitale në trup, ku më të rëndësishmet përfshijnë filtrimin e gjakut nga toksinat dhe eliminimin e  mbeturinave nëpërmjet urinës.

Megjithatë, disa zakone të të ushqyerit mund të çojnë në akumulimin e helmeve në trup, gjë që vë barrë shtesë mbi veshkat.

Hidratimi i duhur dhe detoksifikimi i rregullt i veshkave dhe mëlçisë janë thelbësore për ruajtjen e funksionit optimal të këtyre organeve vitale, transmeton Klan Kosova.

Dhe, ka një numër të bimëve, të tilla si majdanozi, që mund të parandalojnë sëmundjet e veshkave, formimin e gurëve në veshka dhe akumulimin e helmeve në trupin tuaj.

Si mund të ndihmojë majdanozi veshkat tuaja?

Majdanozi është i bollshëm në vitamina, si vitaminat K, A, C, si dhe minerale të tjera, ashtu si edhe hekur, prej të cilave varet funksioni i veshkave.

Përveç kësaj, majdanozi ka një gamë të efekteve medicinale që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm: ka efekte anti-bakteriale, ul yndyrën e gjakut, parandalon toksicitetin e mëlçisë, zvogëlon hipertensionin, ul nivelin e sheqerit, rregullon ciklin menstrual dhe shumë të tjera.

Sipas mjekësisë holistike, majdanozi është jashtëzakonisht efikas në trajtimin e gurëve të veshkave.

Çaji i majdanozit rrit prodhimin dhe rrjedhën e urinës, të cilat mund të nxisin largimin e gurëve në veshka. Për më tepër, kjo recetë gjithashtu parandalon thithjen e kripës në indet e veshkave, gjë që gjithashtu pengon formimin e gurëve të veshkave.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ky çaj lufton ankthin dhe qetëson nervat.

Si ta përgatitni këtë çaj?

Përbërësit:

1 grusht gjethe majdanozi të freskëta

8 filxhanë ujë të filtruar

2 lugë gjelle mjaltë organik

Lëngu i gjysmë limoni të shtrydhur

Përgatitja:

Pastrojeni majdanozin dhe prejeni në copë më të mëdha. Vendoseni ujin të vlojë, kur të vlojë, vendoseni majdanozin e prerë më herët.

Lëreni të zihet për 10 minuta, dhe më pas lëreni të ftohet. Pas ftohjes, shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.

Konsumojeni një deri dy filxhanë në ditë. Nëse keni përgatitur më shumë sasi të këtij lëngu, mbajeni në frigorifer dhe konsumojeni gjatë javës.

Image