Ja pse është mirë të hani bajame

Shëndetësi December 19, 2017 - 11:04

Deri më tani kemi parë sa të dobishme janë një grup produktesh si: arra, bajamet, lajthia, farat, kikirikët në mbrojtjen e trupit ndaj sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut me ndihmën e acideve yndyrore që përmbajnë.

Por disa nga këto produkte të shëndoshin duke pasur parasysh faktin se përmbajnë yndyra, transmeton "Zeri.info".

Te bajamet mund të gjejmë zinkun, hekurin, kalciumin, potasiumin, vitaminën E, minerale dhe vitamina të tjera. Krahas kësaj përmban lëndën amigdalin, mbrojtëse kundër kancerit.

LEXO EDHE: Shalqiri përmirëson shëndetin kardiovaskular

Bashkë me këtë niveli i enzimës Ko Q10 dhe Omega 3 është shumë i lartë. Kjo enzimë dhe acidi yndyror e mbron personin nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe ngadalëson procesin e plakjes, përcjell "Zëri".

Konsumimi i rregullt i bajameve ul me 6% deri 15 % kolesterolin e keq LDL.

Tani është provuar që bajamja përmban dhe veçori dobësuese. Para pak kohësh në një studim të zhvilluar në Amerikë personave që dëshironin të dobësoheshin u janë dhënë 17 bajame në ditë.

Më pas u pa që këta persona dobësoheshin më lehtë.

Përmbajtja e proteinave cilësore dhe yndyrave të shëndetshme e mban njeriun të ngopur për një kohë të gjatë. I pasur me shumë fibra bajamja shton edhe aktivitetin e zorrëve. /ZËRI/

 

Image