5 llojet e kokëdhimbjes dhe mënyrat më të mira për t’i hequr qafe

Shëndetësi December 12, 2017 - 14:11

A ka njëri që nuk ka pasur kurrë kokëdhimbje?!

Ka raste kur ne vetë mund ta zgjidhim këtë problem të bezdisshëm, mirëpo nganjëherë ne duhet të konsultohemi me mjekun menjëherë.

Duke pasur këtë parasysh, Bright Side ka përpiluar një udhëzim të detajuar që tu ndihmojë të identifikoni llojin e kokëdhimbjees që keni si dhe strategjinë me të mirë që të shliroheni nga dhimbja, transmeton Zeri.info.

Kokëdhimbja nga tensioni

Ky është lloji më i shpeshtë i kokëdhimbjes në botë: çdokush e ka përjetuar të paktën njëherë në jetë!

Image

Simptomat: Kryesisht, kjo është një dhimbje jo-pulsuese. Kokëdhimbjet nga tensioni shpesh të japin ndjesinë sikur ke një shirit të lidhur ngusht rreth ballit. Më së shumti, intensiteti i dhimbjes rritet nga mëngjesi në mbrëmje.

Shkaktarët: Faktorët që sipas shumë gjasave kontribojnë në këtë kokëdhimbje janë stresi, lodhja, mos-kujdesi ndaj levizjeve të trupit dhe mbajtja e kokës në pozicion të papërshtatshëm për një kohë të gjatë.

Kokëdhimjet kronike nga tensioni janë të rralla dhe shpesh lidhen më lëndime të kokës ose qafës.

Trajtimi: Mund të marrësh çfarëdo nga qetësuesit që të hiqni qafe kokëdhimbjen nga tensioni. Gjithsesi,  qetësuesit duhet të përdoren vetëm nganjëherë. Nëse kokëdhimbjet përseriten shpesh dhe zgjasin shumë konsultohuni me mjekun, përcjell Zeri.info.

Gjithashtu, provoni të jeni aktiv fizikisht, bëni zgjatje të muskujve të krahëve dhe të qafes rregullisht, si dhe kalo më shumë përjashta.

Kokëdhimbja nga sinuset

Ky lloj i kokëdhimbjes shkaktohet nga sinuset. Shpesh shoqërohet me temperaturë, enjtje në fytyrë dhe tension në ballë dhe mollëza.

Image

Simptomat: Presion i madh dhe dhimbje në ballë në zonën e vetullave dhe posht syve. Dhimbja zakonisht bëhet më e fortë kur lëvizë kokën ashpër. Mund të keni hundë që rrjedhin ose të bllokuara dhe të ndiheni të lodhur.

Shkaktarët: Kokëdhimja nga sinusët shkaktohet nga pezmatimi i sinusëve. Ky lloj i kokëdhimbjees është edhe komplikim që ndodh shpesh pas ftohjes ose si rezultat i ndonjë alergjie sezonale.

 Trajtimi: Kokëdhimbja nga sinusët rrallë hiqet vetvetiu. Nëse keni ndonjë alergji, antihistamina mund t’iu ndihmojë. Në raste të tjera më së miri është të vizitohet mjeku që mbas gjase do tu përshkruaj antibiotikë.

Migrena

Image

Të gjitha simptomat e kësaj kokëdhimbjee të ashpër ndodhin gjatë sulmit të migrenës që kalon nëpër katër faza kryesore.

Shkaktarët: Migrena shpesh lidhet me çrregullim të metabolizmit dhe zgjërim të enëve të gjakut në tru. Personi mund të trashëgojë një predispozitë gjenetike për zhvillimin e migrenës.

Trajtimi: Tani për tani nuk ka shërim për migrenën, ndonëse ka disa lloje të ndryshme të trajtimit që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Ju duhet të vizitoni mjekun që tu jap barërat e duhura. Veç kësaj edhe ushtrimet do tu ndihmojnë të përmirësoni dukshëm shëndetin tuaj.

Kokëdhimbjet në njërën anë të kokës

Image

Këto lloje të kokëdhimbjeve janë të rralla; prekin më pak se 1% të popullësisë në botë. Janë 5 herë më të shpeshta të mashkujt sesa te femrat.

Simptomat: Dhimbje therëse prapa dhe rreth syve, kryesisht në njërën anë të kokës. Shpesh paraqitet gjatë gjumit. Ndër simptoma të tjera mund të jenë edhe skuqja e syve, ndjeshmëria ndaj dritës dhe lotimi. Dhimbja zakonisht zgjatë nga 15 minuta deri në një orë.

Shkaktarët: Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se çfarë shkakton këtë kokëdhimbje. Më së shumti lidhen më çrregullime të orës biologjike të trupit.

Trajtimi: Trajtimi i kokëdhimbjeve mund të jetë i vështirë pasi ato paraqiten dhe zhduken papritur dhe pa paralajmërim. Vetëm mjeku mund tu ndihmojë të zgjidhni këtë problem.

Kokëdhimbja nga alkooli

Image

 

Shkaktarët: Ka versione të ndryshme se pse njerëzve u dhemb koka pasi që pijnë alkool. Në njërin nga versionet thuhet se alkooli shkakton që enët e gjakut të zgjërohen dhe ndikon në nivelin e serotoninës në trup.

Për më tepër, alkooli nxit zvogëlimin e sasisë së ujit në trup dhe dehidrimin të cilët janë shkaktarët me të mëdhenjë të migrenës.

Trajtimi: Më së miri është që të merrni një qetësues, të pini sa më shumë ujë dhe të ngopeni me gjumë. Duhet ta merrni seriozisht dhimbjen e kokës pas pirjes, pasi nëse keni dhimbje koke edhe pasi të konsumoni sasi të vogël të alkoolit ka mundësi që ju vuani nga një formë e butë e migrenës./Zeri