Vaji i peshkut, parandalon sulmin në zemër dhe lufton kancerin

Shëndetësi December 06, 2017 - 16:35

Vaji i peshkut i cili ka shumë efekte të shëndetshme për organizmin tonë, fitohet nga mëlçia e peshqve që jetojnë në detrat e ftohta.

Rekomandohet  për konsum sepse përmban acide yndyrore omega-3.

Këto acide peshqit i marrin nga algat të cilat i konsumojnë si ushqim. 

Acidet yndyrore Omega-3 që ndodhen në vaj, ndihmojnë në përmirësim të nivelit të kolesterolit dhe parandalim të sulmit në zemër, zvogëlim të rrezikut nga kanceri i gjirit, suplement për nënat shtatzëna i cili ndihmon në zhvillimin e trurit të embrionit.

Ky vaj është i shëndetshëm për njeriun dhe këshillohet të përdoret gjatë periudhës vjeshtë – dimer.