Pirja e alkoolit, sjell disponime të ndryshme

Shëndetësi November 22, 2017 - 13:47

Sipas një studimi, alkooli është një pije ndihmëse e cila mund të ndikojë në disponimin tuaj në shumë mënyra të ndryshme, thuhet në një studim, transmeton Zeri.info.

Një ndër pijet më të përdora tek ne, vera e kuqe, mund të sjellë reagime të ndryshme për t’u ndjerë më të zemëruar, seksi dhe më të lodhur, sugjeron një studim i ri. Një e katërta e atyre që e konsumojnë verën e kuqe (25%) raportojnë se ndjehen seksi pas pirjes së alkoolit.

Image

Por, pija gjithashtu i bënë rreth 60% të përdoruesve të alkoolit,  të ndihen më të lodhur. Rezultatet vijnë nga një studim i ri i cili zbuloi se llojet e ndryshme të alkoolit nxjerrin përgjigje të ndryshme emocionale.

Hulumtimi i botuar në revistën “BMJ Open”, gjithashtu sugjeron se sjellja e dehur mund të lidhet me llojin e alkoolit që konsumoni./ZERI

Image