Tri mënyra natyrale për të përmirësuar shikimin (Video)

Shëndetësi June 20, 2017 - 15:46

Njeriu më së shumti mbështetet në shikim.

Meqenëse jetojmë në një botë ku sytë tanë fokusohen më së shumti në telefona, ekrane kompjuterike dhe televizorë, është e rëndësishmne që të ndërmarrim hapa për të përmirësuar shikimin, transmeton lajmi.net

Ushtroni sytë

Kur sytë tuaj të lodhen dhe ju filloni të ndjeni tendosje, por keni ende punë për të bërë, filloni të ushtroni. Ushtrimet e rregullta të syve mund të ju ndihmojnë në përmirësim të shikimit dhe të parandaloni sëmundjet si largpamësia ose afërsia.

Hani këto ushqime

Karrota përmirëson në nivel shikimin tuaj. Ajo përbëhet nga vitamina A dhe përpunohet nga mëlçia. Vitamina A mbron retinën dhe përmirëson vizionin gjatë natës. Burimet e vitaminës A përfshijnë qumështin, vezët, djathin dhe mëlçinë.

Pushoni sytë tuaj

Mos shikoni tv, mos kontrolloni telefonin, mos luani lojëra menjëherë sapo të vini në shtëpi. Rrjetet sociale mund të presin. Relaksoni sytë tuaj, mos i abuzoni ata.

Në videon më poshtë do të shihni dy mënyra të tjera për përmirësim të shikimit tuaj në mënyrë krejtësisht natyrale.