Arsyeja përse themi 'shëndet' kur teshtijmë

Shëndetësi March 22, 2017 - 12:45

E keni menduar ndonjëherë se përse themi “shëndet” kur dikush teshtin?

Teshtima e ka origjinën në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Evropë dhe Azi.

Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë. Kjo është arsyeja përse sa herë dikush që teshtinte, njerëzit pranë tij i uronin shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit.

Që nga ajo kohë, njerëzit vazhdojnë të urojnë sa herë dikush teshtin, edhe pse në fakt shumë pak prej nesh e dinë përse e bëjmë këtë veprim.