Faktorët që ndikojnë në dëshirat tona seksuale

Shëndetësi March 22, 2017 - 08:19

Përdorimi i tepërt i alkoolit ul dëshirën seksuale si tek burrat, ashtu dhe tek gratë. Shumë njerëz mund të kenë një përgjigje problematike seksuale teksa vitet kalojnë

Janë të njohur disa faktorë që ndikojnë në dëshirat seksuale si: faktori biologjik, medikamentet, alkooli, mosha dhe gjinia. Dëshira seksuale ndikohet nga shumë komponentë psikologjikë, por edhe ata biologjikë gjithashtu. Megjithëse mund të mos shquhet që në rini, seksi është një sistem biologjik shumë delikat që ndikohet lehtë nga gjendja jonë shëndetësore.

Po ashtu ilaçet më të zakonshme që mund të krijojnë efekte në dëshirën seksuale janë antidepresivët ose medikamentet kundër ankthit. Në fakt medikamente të ndryshme ndikojnë tek njerëzit në mënyra të ndryshme, pra jo të gjithë njerëzit mund t’i nënshtrohen efektit të tyre. Edhe alkooli është konsideruar si një komponent që ndikon në dëshirën për marrëdhënie seksuale dhe e dëmton funksionimin seksual.

Përdorimi i tepërt i alkoolit ul dëshirën seksuale si tek burrat, ashtu dhe tek gratë. Shumë njerëz mund të kenë një përgjigje problematike seksuale teksa vitet kalojnë. Megjithatë, mund të jetë një periudhë e shkurtër në jetën tuaj që trupi mund të pësojë rënie të oreksit seksual. Shumë gra përballen me simptomat e “paramenopauzës” për shumë vite para ardhjes së menopauzës. Dhe kjo e redukton në minimum dëshirën seksuale. Në raste të tilla do të ishte shumë i dobishëm konsultimi me një specialist. /ZERI/