Lifestyle

Tetë mënyra për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie
10 nëntor 2018 • 23 : 51

Lexo detajet!

Dhimbjet e dhëmbëve janë vërtet të vështira. Kush ka probleme të vazhdueshme me dhëmbët e di sesa e vështirë është t’i përballosh ato.

Ndonjëherë kemi “frikë” të shkojmë tek dentisti dhe provojmë zgjidhje shtëpiake për të qetësuar dhimbjen e tyre.

Bright Side ka disa këshilla për t’ju dhënë nëse keni dhimbje dhëmbësh. Lexoni me vëmendje pasi mund t’ju ndihmojnë:

Ujë i ngrohtë me kripë

Kriza është një dezinfektues natyral. Përzieni kripën me ujë të vakët dhe shpëlani gojën me të. Kjo do t’ju japë një lehtësim të menjëhershëm tek dhëmbët. Mjekët zakonisht e sugjerojnë këtë ilaç si hap të parë ndihmues. Ky proces mund të përsëritet 4-5 herë në ditë dhe ka efekt të menjëhershëm.

Soda e bukës

Soda e bukës mund t’ju vijë në ndihmë për të lehtësuar dhimbjet. Thjesht shtoni në furçën e dhëmbëve pak sodë buke dhe fërkoni dhëmbin që po jua shkakton këtë dhimbje. Kjo metodë do t’ua lehtësojë dhimbjen brenda pak minutash.

Vendosni akull

Në të gjithë e dimë se akulli, kuron çdo enjte. Edhe për dhëmbët funksionon. Thjesht merreni akullin dhe vendoseni në anën e faqes ku ndodhet dhëmbi i prishur që po ju shkakton dhimbje. Përdoreni këtë metodë duke e mbajtur akullin në faqe për 15 minuta. Nëse keni shumë dhimbje përdoreni disa herë në ditë. Kjo metodë është e dobishme në heqjen e inflamacionit dhe ënjtjes.

Karafili ose vaj karafili

Shtypni dy karafila dhe përziejini ata me ullinj apo me vaj ulliri. Aplikojeni përzierjen në zonën ku ju dhëmb dhembi. Është një mënyrë shumë e mirë për të larguar dhimbjen.

Xhinxheri

Hidhni pak rrënjë xhinxheri në një enë me ujë dhe më pas bëni gar-garë me të.

Çaji

Në kutitë e ndryshme të çajit këshillohet se dhimbja e shkaktuar nga dhëmbi mund të qetësohet nga çaji. Çaji i zi ka disa përfitime të dyfishta. Përveç se konsumimi i tij zvogëlon enjten edhe vendosja e qeses së tij në dhëmbin e sëmurë e zvogëlon goxha dhimbjen.

Qepa

Qepët kanë veti shumë të forta kundër dhimbjeve të dhëmbëve. Për të reduktuar dhimbjen, mjafton të copëtoni nj qepë dhe ta mbani atë për disa minuta tek dhëmbi që ju krijon probleme.

Hudhra

Mund t’ju duket absurde disave, duke marrë parasysh erën e pakëndshme të hudhrës, por ajo ndihmon në shërimin e dhimbjeve të dhëmbëve si profesionistët. Thjesht prisni një copë hudhër dhe vendoseni në zonën që ju dhemb. Hudhra ndihmon në largimin e baktereve nga goja dhe minimizojnë dhimbjet. /Telegrafi/

© zëri.info