Sekreti i grave japoneze që plaken ngadalë

Lifestyle November 02, 2018 - 08:29
Lexo detajet!

Për disa vitet janë vetëm shifra e për disa të tjerë janë një “tmerr i vërtetë”. Shumë vajza e gra e përjetojnë shumë kalimin e viteve dhe jo rrallë i drejtohen qendrave estetike për të përmirësuar rënien e lëkurës, rrudhat e çdo gjë tjetër që vjen me moshën.

Por në Japoni ndodh ndryshe, vajzat dhe gratë japoneze duken më të reja dhe plaken më ngadalë. Në Japoni ushqimi nuk ka rëndësi vetëm per t`u konsumuar por edhe për përfitime shëndetësore.

Më poshtë janë të rënditura dhe 10 arsyet kryesore pse gratë japoneze qëndrojnë të dobëta dhe plaken ngadalë:

Pirja e çajit të gjelbër

Japonezët konsumojnë shumë çaj jeshil. Matcha (çaji jeshil pluhur) përzihet me ujë të nxehtë. Kjo formë e çajit të gjelbër përdoret në ceremoninë e çajit, e cila është një aktivitet kulturor japonez që përfshin përgatitjen ceremoniale dhe prezantimin e matcha.

Konsumimi i ushqimeve të fermentuara

Japonezët shpesh hanë ushqime të fermentuara si kefir, lakër turshi, miso, tempeh dhe kimchi. Ushqimet e fermentuara janë ato që kanë kaluar nëpër një proces fermentimi laktik. Në këtë proces, bakteret natyrore ushqehen në sheqer dhe niseshte në ushqim dhe krijojnë acid laktik. Fermentimi ruan ushqyesit natyrorë në ushqim dhe krijon enzima të dobishme, vitamina B, acide yndyrore omega-3 dhe lloje të ndryshme të probiotikëve.

Ushqimet e detit

Ndryshe nga amerikanët, japonezët pëlqejnë të hanë ushqim deti më shumë sesa mishin e kuq, i çili shoqërohet me shumë probleme shëndetësore, të tilla si obeziteti, kolesteroli i lartë dhe sëmundjet inflamatore.

Servireni ushqimin në porcione të vogla

Shërbimi i ushqimit në pjesë të vogla është pjesë e kulturës së Japonisë. Kjo metodë mund t’ju bëjnë të hani më pak, duke ju ndihmuar të humbni peshë. Kur bëhet fjalë për menaxhimin e peshës, pjesët më të vogla janë ndoshta më të rëndësishme se lloji i ushqimit që hani.

Ecja është një ritual

Në Japoni, burrat dhe gratë ecin shumë. Ecja është një formë e mirë ushtrimi dhe ndihmon në tretje. Ecja jo vetëm që ndihmon me humbjen e peshës, gjithashtu përmirëson shëndetin kardiovaskular, nxit energjinë dhe humorin dhe ndihmon në lehtësimin e stresit.