Psikologia: Byreku dhe pogaçja ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit

Lifestyle October 31, 2018 - 15:00
Lexo detajet!

Psikologia nga Turqia, Nejla Avcë, ka pohuar se pogaçja dhe byreku ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit.

Avcë ka marrë pjesë në seminarin “Mungesë vëmendjeje-çrregullim hiperaktiviteti” i organizuar nga Komuna Baëcëlar e Stambollit.

Sipas deklaratës së komunës, Avcë në fjalimin e saj në seminar ka theksuar se mbi 50 për qind të popullatës shumica prej të cilëve fëmijë ka çrregullime të hiperaktivitetit, ndërsa i paralajmëroi prindërit.

Psikologia theksoi se ushqimet me sheqer të tepërt dhe karbohidrate janë duke e ndikuar negativisht zhvillimin e trurit.

“Çdo lloj i ushqimit si pogaçja dhe byreku ndikon në masë të madhe në çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes. Ndërsa sheqeri me energjinë e tepërt që e jep, në mënyrë negative e ndikon trurin”, është shprehur ajo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avcë duke theksuar se mungesa e vëmendjes nuk është diçka psikike por vjen nga lindja, tha se shumica e fëmijëve kanë çrregullime të hiperaktivitetit.