Njerëzit po hanë plastikë çdo ditë

Lifestyle October 23, 2018 - 14:59
Lexo detajet!

Trupat e njerëzve po ndoten me plastikë, kanë konfirmuar shkencëtarët për herë të parë.

Copëza të vogla plastike u gjetën në mostrat e çdo pjesëmarrësi në një eksperiment, që u vlerësoi sesa plastikë hamë dhe pimë çdo ditë.

Deri tani hulumtimi më i madh është përqendruar në botën natyrore, por studimi i ri tregon se njerëzit po konsumojnë gjithashtu plastike.

Studiuesit thanë se për habinë e tyre gjetën shumë grimca plastike në mostrat e njeriut.

Burimi i plastikës në trupin e njeriut, sipas tyre, mund të jetë ngrënia e peshkur ose pirja e ujit nga shishet plastike.

Studiuesit raporton se shkalla e krizës së plastikës nënkupton se ishte e pamundur që njerëzit të shmangin ngrënien, pirjen apo frymëmarrjen në plastikë, me efekte potencialisht të dëmshme.

Këto përfshijnë rrezikun e infeksioneve bakteriale, futjen e kimikateve të dëmshme në trup, irritimin e zorrëve dhe ndikon në sistemin imunitar.