Lifestyle

Tri ilaçe shtëpiake për trajtimin e pickimeve nga mushkonjat

Tri ilaçe shtëpiake për trajtimin e pickimeve nga mushkonjat
17 tetor 2018 • 12 : 19

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Veçse jemi futur në sezonën ku ballafaqohemi vazhdimisht me prezencën dhe pickimet e mushkonjave.

Padyshim se pickimet nga mushkonjat nuk janë aspak të dëshirueshme dhe shpeshherë sjellin zemërim, ënjtje, acarim të lëkurës, etj.

Por, më poshtë i keni tri mënyra shtëpiake se si mund t’i trajtoni pickimet nga mushkonjat.

Trajtimi me mjaltë

Mjalta është substancë e ëmbël e cila përdoret shumë nga entuziastët e ilaçeve shtëpiake sepse ka shumë veti antibakteriale dhe anti pezmatuese.

Mjalta është përdorur me qindra vjet si tretman për fyt të tharë, ënjtje e gërvishtje.

Mjafton ta qitni pak mjaltë në pikën ku ju ka pickuar mushkoja në mënyrë që ta zvogëloni inflamacionin.

Aloe vera

Përveç se mund t’ju shërbejë si dekorim i mirë, aloe vera ka edhe veti antipezmatuese t ë cilat ndihmojnë në shërimin e plagëve dhe në qetësimin e infeksioneve.

Merrni një copë të kësaj bime dhe aplikojeni në zonën ku është irrituar lëkura juaj.

Soda e bukës

E gjendur thuajse në çdo kuzhinë të mundshme, soda e bukës ka shumë përdorime – nga gatimi i bukës e deri te pastrimi i njollave.

Ndryshe njohur si bikarbonati i sodiumit, soda e bukës mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve nga pickimi i mushkonjës.

Përzijeni një lugë gjelle sodë buke me ujë për të krijuar një pastë dhe pastaj aplikojeni në zonën e prekur. Lëreni aty për 10 minuta para se ta pastroni. /Telegrafi/

© zëri.info