A ekziston Zoti? Stephen Hawking e ka dhënë përgjigjen e tij

Lifestyle October 16, 2018 - 15:25
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ju treguam të dielën pak nga libri që sot del në shitje, është një përmbledhje me esetë e gjeniut Stephen Hawking, lidhur me të ardhmen, teorinë e Vrimës së Zezë e shumë mistere të tjera. Së fundmi është zbuluar se Stephen Hawking, i cili ndërroi jetë para 7 muajsh për shkak të sëmundjes, nuk besonte tek Zoti.

Në librin “Brief Answers dhe Big Questions”, citohet Hawking teksa shpreh mendimin e tij nëse Zoti ekziston apo mund të bëhet i mundur udhëtimi drejt një kohe të ardhme apo të kaluar. Në mendimet e tij nuk ekziston asnjë lloj qenie e mbinatyrshme. Pra për të Zoti nuk ekziston dhe është thjesht një figurë e ngritur nga besimi.

“Të gjithë jemi të lirë të besojmë atë që duam, dhe fakti që unë them se Zoti nuk ekziston, është e bazuar vetëm në këndvështrimin tim. Askush nuk e krijoi universin dhe askush nuk mund të na tregojë fatin ”, citohet të ketë thënë Hawking sipas The Telegraph.

Shkencëtarët e sqarojnë mendimin e Hawking; Ata thonë se gjeniu kishte këtë mendim sepse ai bazohet vetëm në prova dhe fakte dhe deri tani nuk ka një provë të qartë se Zoti ekziston. Megjithatë, kjo është një çështje e gjithsecilit, ka shumë që besojnë e të tjerë që thonë nuk ka Zot! Siç ka thënë vetë Hawking; Është thjesht një çështje besimi./ The Telegraph/ Tiranapost.al