Ja si t'i shmangemi ndotjes së ajrit

Lifestyle October 16, 2018 - 15:02
Lexo detajet!

Ajri i ndotur i qyteteve tona, po rrit dukshëm sëmundjet te të rriturit dhe po ndikon në zhvillimin e fëmijëve. Por ka hapa që mund të ndërmirren për të zvogëluar efektet negative:

Tentoni të shmangni rrugët e ndotura

Nëse keni mundësi, tentoni të reduktoni ekspozimin nëpër rrugët me ngarkesë më të madhe të komunikacionit. Sipas një studimi të bërë në King’s College London, u tregua që në rrugët më të qeta reduktohet rreziku i ekspozimit ndaj ajrit të ndotur 53% deri në 60%.

Përdorni aplikacionet

Profesori i imunofarmakologjisë Stephen Holgate,  thotë se aplikacionet që tregojnë ndotjen e ajrit janë shumë të mira dhe janë duke u përmirësuar. Këto aplikacione tregojnë saktësisht se si është gjendja e ndotjes në qytet në secilën orë të ditës, dhe të japin mundësinë të shmangësh daljen në këtë kohë.

Mos ushtroni gjatë orëve më të ngarkuara me ndotje

Teoritikisht ushtrimet do të duhej të ju mbrojnë prej dëmit nga ndotja e ajrit. Por në ditët kur ndotja e ajrit arrin nivel më të lartë, nuk është shumë e qartë nëse ka efekt të mirë të vraposh në rrugët e ndotura, por është më mirë të shmangni aktivitetet në ambientet e jashtme. Koha më e mirë për të ushtruar ose vrapuar është mëngjesi, sepse gjatë orëve të ngarkuara të ditës, egziston rreziku për ajri i ndotur të depertojë në mushkëri dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Maskat lini në shtëpi

Shumica e maskave nuk arrijnë ta kenë efektin për të cilin përdoren. Për të qenë efektive ato duhet të jenë shumë të ngushta, sa do të ishte shumë e parehatshme të mbahen, dhe shumica e njerëzve nuk do të ishin të aftë ta përballonin.

Dieta e shëndetshme

Ka shumë dëshmi në rritje që ushqimi mund të minimizoj efektet e dëmshme të ndotjes. Sipas rezultateve të një studimi, është ardhur në përfundim që antioksidantët si vitamina C dhe vitamina të tjera që gjenden në pemë dhe perime ndihmojnë të neutralizojnë oksidimin në trup të shkaktuar prej ndotjes së ajrit./theguardian.com