Lifestyle

Me këtë lëng mund t’i largoni kilogramët e tepërt

Me këtë lëng mund t’i largoni kilogramët e tepërt
13 tetor 2018 • 11 : 41

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Mbipesha është një problem shumë i shprehur në secilin vend të botës. Madje, “lufta” me kilogramët e tepërt është pjesë e jetës moderne.

Stili i jetës, mënyra e të ushqyerit, stresi janë vetëm disa nga faktorët që ndikojnë për një gjë të tillë.

Por siç e dinë pothuajse të gjithë, edhe kur ushqehemi shëndetshëm dhe bëjmë ushtrime fizike, pjesa më e vështirë për t’u tonifikuar është pjesë e abdomenut.

Pra, shpesh herë nuk ka rëndësi sa shumë djersiteni në palestër ose qëndroni të uritur, dhjami në këtë pjesë nuk zhduket asnjëherë krejtësisht.

Ne kemi një lajm të mirë. Ekziston një recetë e mrekullueshme, që përpos që kursen kohën tuaj, paratë dhe energjinë, ju ndihmon që të largoni kilogramët e tepërt që po ju mundojnë.

Mbi të gjitha, kjo recetë është krejt natyrale dhe është shumë efektive, madje rezultatet e para mund t’i shihni pas dy javëve.

Receta:

  • 1 lugë çaji çaj të gjelbër
  • 3 gjethe dafine
  • 1 shkop kanelle
  • 800 ml ujë

Të gjithë përbërësit janë jashtëzakonisht të dobishëm për stimulimin e metabolizmit tuaj dhe shkrirjen e yndyrës.

Si ta përgatisni këtë lëng?

Lëreni ujin të vlojë. Pasi ta largoni nga nxehtësia, shtoni kanellën, gjethet e dafinës dhe çajin e gjelbër.

Mbulojeni tenxheren dhe lëreni të qëndrojë kështu për 15 minuta.  Më pas, kullojeni lëngun.

Si ta përdorni këtë lëng?

Pasi metabolizmi ka rol shumë të rëndësishëm në shkrirjen e yndyrës, koha më e mirë është që ta konsumoni këtë lëng, sapo të zgjoheni.

Kjo është mënyra më e mirë që ta konsumoni këtë lëng për t’u siguruar se yndyra do të shkrihet gjatë gjithë ditës.

Filxhanin e parë të këtij çaji konsumojeni në mëngjes, në stomak të zbrazët.

Filxhanin e dytë konsumojeni pas mëngjesit dhe filxhanin e tretë konsumojeni para se të shkoni për të fjetur.

Tre filxhanë të këtij çaji gjatë ditës është gjithë çfarë ju duhet që të keni një stomak të rrafshtë, pas disa javësh.

Këshillë: Është e rëndsishme që të keni parasysh që gjatë kohës që e konsumoni këtë lëng, duhet të keni kujdes me ushqimet dhe të keni aktivitet fizik të moderuar.

VËREJTJE: Mos e pini këtë çaj, nëse jeni shtatzënë dhe jeni në gjidhënie.

Image

© zëri.info