Lifestyle

Postimi i një nëne shtëpiake që u shpërnda 400 mijë herë në rrjete sociale

Postimi i një nëne shtëpiake që u shpërnda 400 mijë herë në rrjete sociale
15 shtator 2018 • 21 : 02

Lexo detajet

Numri i nënave amerikane që qëndrojnë në shtëpi është në rritje. Një nënë nga Florida, Ryshell Lynch, shkruajti një status në Facebook mbi perceptimet e gabuara të njerëzve për nënat që qëndrojnë në shtëpi. Statusi i saj u shpërnda plot 400 mijë herë.

Postimi në fakt ishte një bisedë hipotetike midis një psikologu dhe një babai i cili ankohet se gruaja qëndron gjithë ditën në shtëpi dhe nuk punon.

Gjatë bisedës, psikologu zbulon sasinë e pabesueshme të punës që bën nëna.

  • Burri është i shënuar me B, kurse psikologu me P.
  • P: Çfarë bëni ju për jetesën tuaj zotëri?
  • B: Unë punoj në bankë
  • P: Gruaja juaj?
  • B: Ajo nuk punon. Është shtëpiake.
  • P: Kush e bën mëngjesin në familjen tuaj?
  • B: Gruaja ime, sepse ajo nuk punon
  • P: Kur zgjohet ajo?
  • B: Ajo zgjohet herët sepse duhet të organizohet. Bën mëngjesin, drekën për fëmijët, i vesh, i kreh, sigurohet që rrobat të jenë të hekurosura, i ndihmon të lajnë dhëmbët dhe të bëjnë gati çantat e shkollës. Merret edhe me bebin e vogël që i ndërron bebilinën apo rrobat. E ushqen me gji dhe bën edhe vaktet.
  • P: Si i çoni fëmijët në shkollë?
  • B: I çon gruaja meqë është pa punë.
  • P: Po pasi i merr nga shkolla çfarë bën ajo?
  • B: Po zakonisht del me makinë për të bërë pazarin si dhe për të paguar faturat. Ndonjëherë kupton se ka harruar diçka dhe del edhe njëherë. Kur kthehet në shtëpi ushqen fëmijët me drekën, të voglin me gji, e lan e ndërron dhe e vë për të fjetur. Ndërkohë që fëmijët flenë ajo merret me lavatriçen dhe pastrimin e shtëpisë, meqë është pa punë…
  • P: Po ti çfarë bën kur kthehesh nga puna?
  • B: Zakonisht qetësohem se jam i lodhur gjithë ditën. Të lodh puna në bankë.
  • P: Po gruaja ç`bën gjatë darkës?
  • B: Bën darkën, u shërben fëmijëve dhe mua, lan enët, sistemon edhe njëherë shtëpinë dhe merret edhe me qenin. Pastaj ndihmon edhe fëmijët me detyrat, i vesh pizhamet, lajnë dhëmbët, u jep qumësht dhe i vë të flenë. Natën pastaj zgjohet disa herë për të ushqyer bebin. Nuk kam ç`bëj. Ajo duhet t`i bëjë këto sepse është pushim të nesërmen, nuk i duhet të shkojë në punë si unë.
  • -Kjo është rutina e përditshme e shumë grave në të gjithë botën, ajo fillon në mëngjes dhe vazhdon deri në orët e vona të natës … Kjo quhet “nuk punon” ?!
  • Të qenurit një amvise nuk do diplomë, por është një rol kyç në jetën familjare.
  • Vlerësoni gruan, nënën, hallën, motrën, vajzën…
  • Dikush pyeti njëherë…
  • Je grua që punon apo shtëpiake?
  • Dhe ajo u përgjigj:
  • Unë punoj si grua në shtëpi, 24 orë në ditë…
  • Jam nënë,
  • Jam një vajzë,
  • Jam edhe orë alarmi,
  • Jam kuzhiniere,
  • Shërbyese,
  • Bariste,
  • Dado,
  • Infermiere,
  • Punonjëse sigurie,
  • Udhëzuese,
  • Rehatuese,
  • Nuk bëj pushime,
  • Nuk kam diplomë mjekësie,
  • Punoj natë e ditë,
  • Jam në detyrë natë e ditë,
  • Nuk marrë rrogë,
  • Dhe e dëgjoj gjithë ditën frazën: “Çfarë bën gjithë ditën”

Dedikuar gjithë grave që i kushtojnë jetën mirëqenies së familjes e që janë si kripë. Nuk duken kur janë, ama kur s`janë u ndihet mungesa. TIP/ KultPlus.com

© zëri.info