Lifestyle

Japonezët janë populli më i plakur në botë - Kjo është arsyeja e çuditshme

Japonezët janë populli më i plakur në botë - Kjo është arsyeja e çuditshme
11 shtator 2018 • 17 : 27

Lexo detajet

Japonia është vendi më i plakur në botë dhe pavarësisht stimulimeve të qeverisë për çiftet e reja për të lindur fëmijë, situata nuk është përmirësuar.

Ekspertët dhe sociologët japonezë thonë se pengesa më e madhe është kultura vendase, që duhet të ndryshojë.

E si për të ilustruar këtë pretendim të tyre, nga vendi ishullor mbërrin një lajm i çuditshëm. Mediat japoneze shkruajnë se një çift ka kërkuar ndjesë pasi gruaja kishte ngelur shtatzënë pa pritur radhën.

Gruaja punonte në një qendër private për kujdesin e fëmijëve në veri të Japonisë kur mësoi se ishte vetë shtatzënë. Por, koha e shtatzënisë së saj duket se nuk ishte përputhur me grafikun e hartuar nga drejtuesi i qendrës së kujdesit, i cili kishte “planifikuar” për të gjitha punonjëset se kur mund të martoheshin dhe kur duhet të ngelnin shtatzënë.

Ky nuk është një rast i izoluar në Japoni. Në shumicën e kompanive private aplikohen grafikë që përcaktojnë se kur punonjëset femra mund të ngelin shtatzënë dhe kur jo.

© zëri.info