Veteranët hedhin valle me tupan në deti

Lifestyle August 16, 2018 - 13:59
Lexo detajet

Qeveria e Kosovës në maj të këtij viti ka ndarë 300 mijë euro për t`i dërguar në deti veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të luftës, Hysni Gucati, thoshte se kërkesat bëhen për nevoja shëndetësore.

“Për deti i kemi kërku për 1500 veteran, ndërsa për banjë 300 veteran. Për deti janë afer 300 mijë euro, ndërsa për banjë mbi 43 mijë euro”, ka thënë Gucati.

Derisa veteranët të ndarë nëpër grupe po shkojnë në bregdetin shqiptarë, atje shumica prej tyre e kanë kapur vallen.

Lexuesit e Insajderit kanë dërguar në redaksi video ku shihen veteranët duke vallëzuar me tupan, në plazhin “Kolaveri Resort” në Malin e Robit.