Mosha e duhur se kur duhet të mbetni shtatzënë

Lifestyle July 25, 2018 - 23:43
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Vendimi se kur është koha e duhur për të lindur fëmijë nuk është edhe aq i lehtë.

E vërteta është se nuk ka ndonjë gjë të tillë si mosha e përsosur për të lindur fëmijë, sepse trupi i çdo gruaje dhe rrethanat e saja janë të ndryshme.

Të jetosh si në Evropë – Vazhdon shitja e banesave në kompleksin Linda Premium Residence

Por, ekziston një e vërtetë e cila me vështirësi gëlltitet: femrat nuk janë gjithmonë fertile!

Pra, fakti është se njëra periudhë është më e mirë se tjetra kur përpiqeni të mbetni shtatzënë.

Mosha më e mirë për të mbetur shtatzënë, sipas hulumtimeve

Femrat lindin me të gjitha vezët që do t’i kenë gjatë jetës – rreth 1 deri në 2 milionë sosh.

Këto shifra zvogëlohen me moshën, por në momentin që një femër futet në fazën e pubertet dhe fillon t’i lirojë ato vezë gjatë menstruacioneve, ajo mund të mbetet shtatzënë.

Parimisht, trupi juaj është super-fertil kur jeni adoleshente. Por, ndonëse trupi i një 15-vjeçareje mund të jetë i gatshëm për të mbetur ajo shtatzënë, pjesa tjetër e saj nuk është e gatshme. Kjo sepse shtatzënia kërkon shëndet të mirë të përgjithshëm, shëndet emocional, kosto financiare, ejt.

Kështu që, nëse flasim në aspektin biologjik, mosha më e mirë për një grua për të mbetur shtatzënë është në vitet e saja të 20’ta.

Deri atëherë, trupi i saj është mjaftueshëm i pjekur për të bartur një bebe – dhe ka një dekadë të plotë para se niveli i saj i fertilitetit fillon të bie (proces i fillon në moshën 32 vjeçare dhe bëhet më i shpejtë pas moshës 37 vjeçare).

Studime të shumta kanë treguar se femrat në vitet e fundit të 30’tave të tyre janë 50% më pak të prira të mbesin shtatzënë sesa gjatë viteve të 20’ta.

Edhe nëse mbetni shtatzënë në vitet tuaja të 30’ta, kjo gjë vjen me plot rreziqe: shanset për ta humbur beben janë shumë të mëdha; rreziku për anomalitë kromozonale janë më të mëdha, etj.  /Telegrafi/