Lifestyle

Ushqimi i duhur ndikon në bukurinë tuaj

Ushqimi i duhur ndikon në bukurinë tuaj
12 korrik 2018 • 10 : 49

Lexoni më shumë detaje

Që të dukeni e bukur duhet patjetër të ushqeheni mirë.

Të hash mirë ju mban ju dhe lëkurën e freskët, përcjell "Zëri".

Më poshtë janë një numër ushqimesh që ju mbajnë në formë dhe që quhen ushqimet e bukurisë

Proteinat

Për të pasur thonj të fortë dhe kocka të forta duhen proteinat. Proteinat i gjeni te mishi i pulës, te fasulet e te peshku tuna.

Peshku

Image

Të hash peshk si salmoni do të thotë që ju keni marrë Omega-3, që ndihmon në hidratimin dhe në ushqimin e lëkurës.

Molla

Për të pasur dhëmbë të mirë hani mollë, transmeton "Zeri.info".

Zinku dhe kalciumi

Zinku gjendet te mishi i pulës, te veza e të ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ai ndodhet te kosi, te djathi me pak kalori dhe te qumështi. Këto ushqime jo vetëm që zbardhin fytyrën, por reduktojnë edhe rrudhat.

Vitamina E

Është e njohur si njëra nga vitaminat që shmang djegien e lëkurës nga dielli. Nëse hani shumë pjeshka do të keni vitaminën E në trupin tuaj.

Vitamina C dhe hekuri

Këto dy vitamina së bashku ndihmojnë që të largohet rrethi i zi te sytë, përcjell "Zëri".

Uji. Pini sa të mundni ujë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës.

Vitamina C

Image

Kjo vitaminë ndihmon në reduktimin e rrudhave. Kivi si frutë është më i miri për vitaminën C. Të tjerat janë portokalli, mangot, limoni etj.

Domatja

Image

Domatet përmbajnë antioksidues, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidues. E mira është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri.

Vitamina B

Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci. /ZËRI/

© zëri.info